Dogana kontrollon tri argjendari në Prishtinë, konfiskon ar me vlerë 120 mijë euro dhe zbulon 5 kilogramë të pashenjëzuar

Dogana e Kosovës ka realizuar kontrolle në tri argjendari në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrolleve, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952.54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh.

Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ari të pashenjëzuar, pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së tregut, konsumatorëve dhe interesave ekonomike e fiskale të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës