Dogana kap mallra të padeklaruara në vlerë prej mbi 70 mijë euro

Dogana kap mallra të padeklaruara në vlerë prej mbi 70 mijë euro

Dogana kap mallra të padeklaruara në vlerë prej mbi 70 mijë euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni janë raportohet se janë zbuluar sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara, me vlerë të përgjithshme prej rreth 72,600 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është identifikuar gjatë procedurës së zhdoganimit, pasi zyrtari doganor, bazuar në dyshimet e krijuara, ka vendosur të verifikojë përputhshmërinë ndërmjet peshës së paraqitur në deklaratën doganore dhe gjendjes faktike të ngarkesës.

“Gjatë verifikimit është konstatuar mospërputhje në peshën e kamionit, i cili rezultonte më i rëndë sesa ishte deklaruar. Për këtë arsye, zyrtarët doganorë kanë vendosur që të realizojnë kontroll të detajuar të automjetit dhe ngarkesës”.

“Si rezultat i kontrollit, janë zbuluar 1,036 palë këpucë dhe 2,980 copë veshmbathje, të cilat nuk ishin të përfshira në deklarimin doganor. Pothuajse të gjitha produktet mbanin marka tregtare të mbrojtura”, njoftoi Dogana.

Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet në rreth 72,600 euro.

Lidhur me rastin, Dogana tha se janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe procedura administrative është në vazhdim, ndërsa janë njoftuar edhe organet kompetente për trajtimin e mëtejmë të rastit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lexo edhe

Bluetooth do të jetë dukshëm më i shpejtë, miratohet standardi i ri

Bluetooth do të jetë dukshëm më i shpejtë, miratohet standardi i ri

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Konfiskim i pasurive në Kosovë, rasti ka të bëjë me trafikimin e narkotikëve në Suedi

Konfiskim i pasurive në Kosovë, rasti ka të bëjë me trafikimin e narkotikëve në Suedi