Dobruna: Aq sa do kushtonte megavati nga ContourGlobal, tash do paguajmë dënim (VIDEO)

Dobruna: Aq sa do kushtonte megavati nga ContourGlobal, tash do paguajmë dënim (VIDEO)

Dobruna: Aq sa do kushtonte megavati nga ContourGlobal, tash do paguajmë dënim (VIDEO)

Shqetësimet lidhur me furnizimin me energji elektrike po paraqesin rrezik real për muajt e dimrit.

Sponsor 3M Express

Për këtë çështje është diskutuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna-Kryeziu, ka treguar se krizat energjetike i konsideron si kriza financiare.

“Këto kriza që ju po i quani kriza energjetike, unë mendoj që janë kriza financiare, sepse përderisa ka energji në rajon, nuk guxon të shndërrohet në krizë energjetike, por atë energji duhet dikush ta paguajë”, ka thënë ajo.

Dobruna-Kryeziu po ashtu ka treguar se në vitin 2027 do të paguhet edhe dënimi për çdo megavat (MW) që eksportohet.

“Për çdo megavat që mundemi me eksportu, që kemi nevojë me i eksportu tepricat, na duhet me pagu dënim, 80 euro për një megavat. Nëse e krahasojmë çmimin e energjisë, që në kushte normale kishte me kushtu 80 euro megavati, nëse ish zbatu projekti i Contour Globalit, tash paguajmë 80 euro dënim për secilin megavat që e eksportojmë”, u shpreh Dobruna-Kryeziu.

Po ashtu, ajo ka treguar se kapacitetet e Kosovës së Re kanë qenë të gatshme për zbatimin e teknologjisë për kapjen e karbonit dhe futjen e tij në tokë.

Për më shumë:

Lexo edhe

Vjedhja në Shtime: 19 vjeçari në pranga, dyshohet se ia mori kushëririt Golf 2-shin nga oborri

Vjedhja në Shtime: 19 vjeçari në pranga, dyshohet se ia mori kushëririt Golf 2-shin nga oborri

Roma ndal PSG-në, Liverpool fiton bindshëm e Bayern Munich mposhtet

Roma ndal PSG-në, Liverpool fiton bindshëm e Bayern Munich mposhtet

Interi mposht Stuttgartin dhe regjistron fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve

Interi mposht Stuttgartin dhe regjistron fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve