Interi ka shënuar fitore 2-0 ndaj Stuttgartit, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar triumfin e tretë në këtë edicion.

Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola. Interi ishte afër epërsisë në minutën e 43-të, kur Nicolo Barella goditi shtyllën, ndërsa edhe Marcus Thuram pati një mundësi të mirë pak çaste më herët.
Rrjetat u tundën vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 57-të, Petar Sucic realizoi nga pika e bardhë, pasi gjyqtari, pas rishikimit të situatës me VAR, akordoi penallti për Interin për prekje të topit me dorë nga Josha Vagnoman.
Skuadra italiane vazhdoi të kërkonte golin e dytë dhe e gjeti atë në minutën e 74-t. Federico Dimarco asistoi për Lautaro Martinezin, i cili me një goditje të saktë brenda zonës e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Stuttgarti pati pretendime për penallti në një aksion në zonën e Interit, por gjyqtari vendosi të vazhdonte lojën.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Interi siguroi tri pikë të rëndësishme, duke regjistruar fitoren e tretë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/





