“Do të bëhet gjaku deri në fyt” – kërcënoi ish-kunatën për shkak të fëmijëve, 50-vjeçari paraqitet në Polici dhe përfundon në pranga

Një 50-vjeçar, i cili kërkohej nga Policia pas denoncimit për kërcënime ndaj ish-kunatës së tij në Skenderaj, është paraqitur në stacionin policor dhe ka përfunduar në ndalim për 48 orë. Rasti lidhet me një konflikt për kontaktet me fëmijët, gjatë të cilit i dyshuari kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes Instagramit, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është A.S. (50), ndërsa denoncimin e kishte bërë ish-kunata e tij, A.H.M. (24).

Gjithçka kishte nisur më 7 nëntor, kur 24-vjeçarja kishte raportuar se ish-bashkëshorti i motrës së saj i kishte dërguar një mesazh në Instagram, duke kërkuar që ish-gruaja të mos ia pengonte komunikimin me fëmijët.

Në mesazhin e denoncuar, i dyshuari kishte përdorur shprehjen “Do të bëhet gjaku deri në fyt”, duke paralajmëruar pasoja nëse situata nuk ndryshonte.

Pas denoncimit, Policia kishte intervistuar ankuesen dhe prindërit e saj, ndërsa 50-vjeçari ishte kërkuar në dy lokacione, por nuk ishte gjetur. Edhe përpjekjet e para për ta kontaktuar në telefon kishin qenë të pasuksesshme.

Megjithatë, të mërkurën, më 11 nëntor, hetuesit kanë arritur të kontaktojnë me të dyshuarin përmes telefonit dhe i kanë kërkuar të paraqitet në Stacionin Policor në Skenderaj.

Rreth orës 12:40, ai është paraqitur vullnetarisht në stacion, ku është intervistuar lidhur me kërcënimet e denoncuara.

Pas intervistimit, hetuesit kanë kontaktuar Prokurorinë, e cila ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet për veprën penale “Kanosje”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike