Djemtë e heronjve: Rrugës së baballarëve, i shërbejnë atdheut (VIDEO)

Djemtë e heronjve: Rrugës së baballarëve, i shërbejnë atdheut (VIDEO)

Djemtë e heronjve: Rrugës së baballarëve, i shërbejnë atdheut (VIDEO)

Baballarët e tyre, me uniformën e Policisë e dhanë jetën për Kosovën.

Sponsor 3M Express

E tani  në shërbim të atdheut  do të jenë edhe bijtë e tyre. Djali i Enver Zymberit, Sokoli,  e ai i Afrim Bunjakut, Jetlumi, diplomuan në gjeneraten e 63 të Policisë  së Kosovës.

Ky i fundit me krenari e plot emocione tha se njësoi si babai është i gatshëm të flijohet për Republiken.

Njashtu si i biri i heroit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, edhe  të tjerë thanë se janë të gatshëm të japin gjithçka për Kosovën.

E për misionin që ia dhanë vetes, të rinjtë e të rejat thanë se tash janë fort krenarë.

Emocione të ngjashme patën edhe familjarët e tyre që këtë ditë e cilësuan si momentin me te mire te jetës.

Megjithatë, dikush ua rikujtoi se uniformën duhet ta mbajnë me përgjegjësi.

E krejt këtë ngjarje madhështore dikush u sigurua ta ketë edhe në telefonin e vetë.

Kjo është gjenerata e parë të cilës iu është kthyer trajnimi 6 mujorë, ngase paraardhësit e tyre deri tek shërbimi i vendit i kryen veç nga tre muaj.

Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Lexo edhe

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Raportet për Arlindën – Kryeministria s’i çon, përplasen deputetët (VIDEO)

Raportet për Arlindën – Kryeministria s’i çon, përplasen deputetët (VIDEO)