Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

Një tjetër zyrtar policor ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Policinë e Kosovës, duke shtuar kështu radhët e largimeve vullnetare nga ky institucion i sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Erlind Ibrën, i cili është djali i ish-zëvendëskomandantit dhe ish-zëdhënësit për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Xhevat Ibra.

Përmes letrës së tij të dorëheqjes, Ibra ka bërë të ditur se këtë vendim të vështirë e ka marrë për arsye personale dhe familjare, mirëpo nuk ka lënë pa përmendur edhe pakënaqësitë e grumbulluara brenda institucionit, duke vënë në pah mungesën e vlerësimit për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite.

Ai ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për mënyrën se si është trajtuar angazhimi i tij profesional përgjatë shërbimit.

Në përmbyllje të letrës, zyrtari policor ka falënderuar kolegët, familjarët dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë karrierës së tij, duke e mbyllur me një mesazh emocional lamtumirës për vendin.

“Mirë u pafshim Kosova ime e dashur!”, thuhet në fund të letrës së dorëheqjes së Erlind Ibrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Endrit Azemi dhe historia që tronditi Gjilanin, si u mblodhën afro 200 mijë euro? (VIDEO)

Endrit Azemi dhe historia që tronditi Gjilanin, si u mblodhën afro 200 mijë euro? (VIDEO)

Asambleja parlamentare e NATO-s: Delegacioni kosovar pjesëmarrës në Berlin (VIDEO)

Asambleja parlamentare e NATO-s: Delegacioni kosovar pjesëmarrës në Berlin (VIDEO)

Ligji për “Specialen”: I riu nis jetësimin këtë javë, digjet i vjetri (VIDEO)

Ligji për “Specialen”: I riu nis jetësimin këtë javë, digjet i vjetri (VIDEO)