“Djalë i zgjuar”, Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t’u takuar

“Djalë i zgjuar”, Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t’u takuar

“Djalë i zgjuar”, Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t’u takuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet me senatorin e ri të Miçiganit, Abdul El-Sayed.

Sponsor 3M Express

Pas përplasjeve të shumta në zgjedhjet e mesmandatit, duket se Trump ka ndryshuar qasje dhe mendim për El-Sayed.

Takimi me senatorin e ri do të kishte si qëllim diskutimet rreth planit të tij që parasheh kujdes shëndetësor për të gjithë, të njohur si “Medicare for All”, të cilin El-Sayed më pas e quajti “Trumpcare”.

Trump e cilësoi atë si një djalë të zgjuar, duke thënë se kishte bërë një punë shumë të mirë duke e riemërtuar planin e tij si “Trumpcare”, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Presidenti amerikan tha se ndoshta mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ndërkaq, El-Sayed gjatë fushatës së tij ka theksuar mbështetjen për idenë e kujdesit shëndetësor universal, ndaj së cilës Trump ka mbajtur qëndrim kundërshtues. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Apeli vërteton se Murseli e mbajti Liridonën për krahu që plumbi ta godiste saktë, ndërsa në veturë ishin edhe fëmijët

Apeli vërteton se Murseli e mbajti Liridonën për krahu që plumbi ta godiste saktë, ndërsa në veturë ishin edhe fëmijët

​Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, BE po përgatitet të presë anëtarë të rinj

​Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, BE po përgatitet të presë anëtarë të rinj

Nuk po e duron më bankën rezervë, ylli i PSG-së kërkon largimin në janar

Nuk po e duron më bankën rezervë, ylli i PSG-së kërkon largimin në janar