Nuk po e duron më bankën rezervë, ylli i PSG-së kërkon largimin në janar

Nuk po e duron më bankën rezervë, ylli i PSG-së kërkon largimin në janar

Nuk po e duron më bankën rezervë, ylli i PSG-së kërkon largimin në janar

Portieri i Paris Saint-Germain, Lucas Chevalier, është i gatshëm të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk ka arritur ta rikthejë vendin në formacionin titullar. Trajneri Luis Enrique po vazhdon t’i besojë portierit rus, Matvey Safonov.

Sponsor 3M Express

Sipas Foot Mercato, duke iu referuar L’Equipe, Chevalier nuk po e fsheh më dëshirën për t’u larguar nga Parisi para njerëzve të afërt. Francezi kërkon më shumë minuta në fushë, ndërsa qëndrimi i vazhdueshëm në bankën rezervë tashmë rrezikon të ndikojë si në karrierën e tij, ashtu edhe në të ardhmen me përfaqësuesen e Francës.

PSG e transferoi portierin francez nga Lille në verën e vitit 2025 për 40 milionë euro, me synimin që ai ta zëvendësonte italianin Gianluigi Donnarumma, i cili ishte larguar nga klubi. Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Chevalier e nisi mirë aventurën në Paris, duke shkëlqyer që në debutimin zyrtar në Superkupën e Evropës kundër Tottenhamit, ku ndihmoi skuadrën ta fitonte trofeun pas ekzekutimit të penalltive.

Megjithatë, forma e tij më pas pësoi rënie. Disa gabime ndikuan në pozitën e tij brenda skuadrës, ndërsa jashtë fushës u përfshi edhe në një polemikë për një ndërveprim që iu atribuua atij me një postim të lidhur me të djathtën ekstreme. Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2025, ai e humbi vendin e titullarit.

Safonov e shfrytëzoi rastin dhe me një seri paraqitjesh të mira arriti ta bindte stafin teknik.

Momenti më i rëndësishëm ishte paraqitja e tij në serinë e penalltive kundër Flamengos, ku u shndërrua në hero të PSG-së, duke ia marrë Chevalierit pozitën e portierit të parë./Telegrafi/

Lexo edhe

Reshje të dendura shiu dhe borë në Shqipëri, shoferëve u bëhet apel për kujdes të shtuar

Reshje të dendura shiu dhe borë në Shqipëri, shoferëve u bëhet apel për kujdes të shtuar

Problemet shëndetësore të Tyson Furyt rrezikojnë duelin me Anthony Joshuan

Problemet shëndetësore të Tyson Furyt rrezikojnë duelin me Anthony Joshuan

Trump e quan “djalë të zgjuar” senatorin El-Sayed, kërkon takim pas përplasjeve politike

Trump e quan “djalë të zgjuar” senatorin El-Sayed, kërkon takim pas përplasjeve politike