Autoritetet njoftuan se të paktën 24 persona mbetën të plagosur pasi një makinë bombë shpërtheu të hënën në Villavicencio, në Kolumbinë qendrore.

Shpërthimi dëmtoi selinë e qeverisë rajonale, si dhe ndërtesat fqinje.
Pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin grumbuj rrënojash pranë automjeteve të shkatërruara, si dhe një krater të madh në rrugë.
Sulmi, për të cilin deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi asnjë grup, ndodh në një kohë kur vendi amerikano-jugor po përballet me një valë dhune.
Alexander Baquero, kryetari i bashkisë së Villavicencio-s – qytet që shërben edhe si kryeqendër e departamentit Meta – ka vendosur një ndalim të përkohshëm të qarkullimit të motoçikletave në disa rrugë kryesore të qytetit.
Në zonë është dislokuar gjithashtu Brigada e Shtatë e ushtrisë kolumbiane.
Si zyra e kryetarit të bashkisë, ashtu edhe qeveria rajonale, ofrojnë një shpërblim deri në 150 milionë peso kolumbiane (rreth 38,000 euro) për informacione që çojnë te autorët përgjegjës.
Presidenti kolumbian, Abelardo de la Espriella, mbërriti në Villavicencio të martën, rreth orës 09:00 me orën lokale, për të zhvilluar një takim mbi sigurinë dhe për të vizituar vendin e shpërthimit.
Në një reagim të mëvonshëm, ai theksoi se “nuk do të tërhiqet dhe nuk do të negociojë me kriminelët”. /Telegrafi/





