Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike dhe ruan stabilitetin e financave publike

Ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska tha se ribalanci i buxhetit është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike dhe ruan stabilitetin e financave publike

Sponsor 3M Express

“Plotësimi i ribalancit të buxhetit për vitin 2026 është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike, pasojave të pasigurisë globale dhe efekteve ndaj ekonomisë së vendit. Përgjegjësia e Qeverisë është të reagojë në kohë, t’i përshtatë politikat ekonomike me realitetet e reja, njëkohësisht duke ruajtur stabilitetin e financave publike dhe duke siguruar funksionimin e pandërprerë të shtetit”, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në ekspozen e saj për Propozimin e plotësimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026, i cili sot, është në rend dite në seancën e Kuvendit, duke theksuar se ndryshimet dhe plotësimet në Buxhet kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit në Buxhet deri në fund të vitit dhe sigurinë për qytetarët dhe ekonominë.

Me ribalancin, siç theksoi ministrja, bëhen përshtatjet e nevojshme të të ardhurave dhe shpenzimeve, me ç’rast u morën parasysh rrjedhat reale ekonomike dhe nevojën për menaxhim racional, efikas dhe të përgjegjshëm të mjeteve publike.

“Kjo do të thotë disiplinë më e madhe buxhetore, planifikim i kujdesshëm i shpenzimeve dhe optimizim maksimal i të ardhurave, pa vënë në dyshim përmbushjen e rregullt të detyrimeve të shtetit. Ajo që është më e rëndësishme për opinionin publik dhe qytetarët është se ribalanci i buxhetit nuk është për shkak të problemeve me likuiditetin e Buxhetit, por është pasojë e masave të ndërmarra nga Qeveria për të ulur TVSH-në dhe akcizat për benzinën dhe naftën.

Me masat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në anën e të ardhurave të Buxhetit, kemi mbështetur standardin jetësor të qytetarëve, kemi ndihmuar ekonominë, si dhe kemi parandaluar reflektimin e çmimeve të larta të naftës ndaj produkteve dhe shërbimeve të tjera”, theksoi ministrja.

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur