Diaspora shqiptare në Vjenë takon kancelarin austriak, kërkon reagim për protestat në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Vjenë takon kancelarin austriak, kërkon reagim për protestat në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Vjenë takon kancelarin austriak, kërkon reagim për protestat në Shqipëri

Përfaqësues të diasporës shqiptare në Austri kanë zhvilluar takime me kancelarin federal Christian Stocker dhe zyrtarë të tjerë austriakë, ku kanë ngritur shqetësimet për trajtimin e protestuesve gjatë protestave në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Delegacioni i ka dorëzuar personalisht kancelarit Stocker një letër zyrtare, në të cilën kërkohet vëmendje institucionale ndaj raportimeve për përdorim të forcës ndaj protestuesve dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Letra i është përcjellë gjithashtu sekretarit të Presidentit Federal të Austrisë, me zotimin se do t’i dorëzohet presidentit.

Gjatë vizitës në Vjenë, përfaqësuesit e diasporës janë takuar edhe me përfaqësues të katër partive politike në Parlamentin austriak: ÖVP, SPÖ, NEOS dhe të Gjelbërve.

Sipas raportimit të Alfa Press, në këto takime janë diskutuar mundësitë që çështja të marrë vëmendje më të gjerë institucionale, transmeton Telegrafi.

Në dokumentin drejtuar autoriteteve austriake, diaspora shpreh shqetësim për pretendimet mbi përdorimin e forcës joproporcionale ndaj protestuesve, ndërhyrjet nga persona pa shenja dalluese policore, të drejtat e personave të ndaluar dhe raportimet për kërcënime ndaj studentëve dhe familjeve të tyre.

Letra shoqërohet me një dosje prej 146 faqesh, që përmban raporte, video dhe materiale të tjera të përgatitura nga avokatja Dea Nini. Përfaqësuesit shqiptarë u kanë kërkuar institucioneve austriake që çështja të trajtohet në Parlamentin e Austrisë dhe që Ministria e Jashtme austriake të kërkojë një qëndrim zyrtar nga autoritetet shqiptare.

Po ashtu, ata kanë kërkuar që shqetësimet lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të ngrihen në institucionet evropiane dhe që procedurat gjyqësore ndaj studentëve dhe të miturve të monitorohen në mënyrë të pavarur.

Nisma synon që zhvillimet lidhur me protestat në Shqipëri të marrin vëmendje ndërkombëtare përmes angazhimit të diasporës dhe institucioneve austriake e evropiane./Telegrafi/

Lexo edhe

Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-burrin e Arlinda Zekajt

Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-burrin e Arlinda Zekajt

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Ambasada Gjermane bën thirrje për veprime konkrete

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Ambasada Gjermane bën thirrje për veprime konkrete

Franca me ligj të ri për protestuesit, detyrohen të paguajnë dëmet

Franca me ligj të ri për protestuesit, detyrohen të paguajnë dëmet

Diaspora shqiptare në Vjenë takon kancelarin austriak, kërkon reagim për protestat në Shqipëri | Momenti