Detaje të reja, rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, 19 të vdekur – dyshohet për defekt teknik

Detaje të reja, rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, 19 të vdekur – dyshohet për defekt teknik

Detaje të reja, rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, 19 të vdekur – dyshohet për defekt teknik

Një aeroplan transportues ushtarak i tipit An-12 është rrëzuar në rajonin e Kemerovos, në jugperëndim të Siberisë në Rusi, ku kanë humbur jetën të gjithë 19 personat që ndodheshin në bord.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur të martën, duke iu referuar një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, të transmetuar nga mediat shtetërore.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një defekt teknik.

“Shkaku paraprak i katastrofës është një mosfunksionim teknik”, citohet të ketë deklaruar Ministria e Mbrojtjes.

Guvernatori rajonal, Ilya Seredyuk, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, ka njoftuar përmes një postimi në Telegram se ekipet e emergjencës kanë arritur ta shuajnë zjarrin e shkaktuar nga rrëzimi.

Ai ka bërë të ditur se detyra kryesore e ekipeve në terren është të ndihmojnë në hetimin e rrethanave të aksidentit, transmeton klankosova.tv

Në një video të publikuar në internet, ku shihet vendi i ngjarjes pranë fshatit Yagunovo, Seredyuk ka konfirmuar se avioni ishte duke fluturuar mbi rajon në momentin kur ndodhi aksidenti.

Sipas Reuters, autoritetet ruse pritet të vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të rrëzimit.

Lexo edhe

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime