Detaje të reja nga tragjedia në Gjilan – arrestohet 65-vjeçari, dyshohet për vrasjen e djalit dhe foshnjës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe.

Sponsor 3M Express

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Policisë, nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa si i dyshuar është arrestuar babai i viktimës, 65-vjeçar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Rasti ishte raportuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, kur Policia kishte pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj dyshohej për dy persona të pajetë.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku ishte konstatuar vdekja e të dy personave.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili tashmë është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim.

Lexo edhe

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat