Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Lidhur me këtë rast të rëndë, avokatja Adelina Hoxha, e cila e kishte përfaqësuar viktimën në raste të dhunës në familje, ka reaguar përmes një postimi, njofton Klankosova.tv.
Sipas saj, gruaja u vra me sëpatë.
“NJË GRUA QË MU PËRGJËRUA ***
TË BËJË GHITHCKA SE NUK I DUHET JETA PA DJALIN E SAJ
… sonte u vra nga kunati me sopat
…. Por jo ARLINDËN E VRAU SHTETI
Nesër për ju të gjitha dëshmitë”, ka shkruar avokatja.
Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me rastin.




