Një ushtar i FSK-së u plagos sot.

Pasi mori trajtimin e parë mjekësor u transferua për në QKUK ku edhe iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme.
Më pas, i njëjti u dërgua për mjekim në Klinikën e Ortopedisë.
Drejtori i kësaj klinike Xhavit Gashi, dha detaje për Sinjalin rreth gjendjes shëndetësore të ushtarit.
“E ka një unazë të thyer. Për momentin gjendja e tij është stabile. Nesër planifikohen ekzaminime shtesë. Dmth ka thyerje në shtyllën kurrizore, në gjoks”, u shpreh ai.
Teksa nuk bëri të ditur se si ka mundur të vijë deri tek plagosja.
Sinjali ka dërguar pyetje edhe në Forcën e Sigurisë për të marrë më shumë detaje rreth rastit, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje zyrtare.
Derisa u raportua se rasti ka ndodhur në Gjakovë, konkretisht në Babaj të Bokës.
Burimi: Sinjali





