Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s pas ndërhyrjes së Trumpit

Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s pas ndërhyrjes së Trumpit

Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s pas ndërhyrjes së Trumpit

Kompania amerikane Nvidia ka rikthyer Jensen Huang në pozitën e drejtorit ekzekutiv (CEO), pas ndërhyrjes së presidentit Donald Trump, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të bordit, raporton Reuters.

Huang kishte dhënë dorëheqje më 12 nëntor, pas zbulimit të marrëdhënieve jashtëmartesore, përfshirë një lidhje me një biznesmene kineze, e cila dyshohet se ka lidhje me shërbimet e inteligjencës së Kinës.

Sponsor 3M Express

Rikthimi i tij ka nxitur rritjen e aksioneve të Nvidia-s me rreth 33%, ndërsa kompania ka deklaruar se, bazuar në informacionet e qeverisë amerikane, rikthimi i Huang nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

“Besoj se ndërhyrja ime ishte shumë e rëndësishme për ta rikthyer Jensen Huang”, ka deklaruar Trump për CNBC.

Sipas Reuters, vendimi është mbështetur edhe nga drejtues të industrisë së teknologjisë, përfshirë Elon Musk, si dhe nga investitorë. Një peticion për rikthimin e Huang kishte mbledhur mbi 180 mijë nënshkrime.

Megjithatë, rikthimi i tij ka nxitur reagime në Kongresin amerikan, ndërsa Nvidia vazhdon të përballet me hetime lidhur me sigurinë kombëtare, eksportimin e çipave në Kinë dhe parregullsi të mundshme financiare.

Huang ka pranuar të dëshmojë para Senatit amerikan më 3 dhjetor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shtatë ndeshje për ta shpëtuar Manchester Unitedin, Pochettinon e pret një mision i vështirë

Shtatë ndeshje për ta shpëtuar Manchester Unitedin, Pochettinon e pret një mision i vështirë

Si po konkurrojnë SHBA-të, Kina dhe Rusia për pasuritë minerale të Afrikës

Si po konkurrojnë SHBA-të, Kina dhe Rusia për pasuritë minerale të Afrikës

Kusari-Lila në Frankfurt: Investimet e huaja në Kosovë për herë të parë kalojnë 1 miliard euro

Kusari-Lila në Frankfurt: Investimet e huaja në Kosovë për herë të parë kalojnë 1 miliard euro