Detaje dhe pamje të tjera, përfshirë nga ajri – pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë

Detaje dhe pamje të tjera, përfshirë nga ajri – pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë

Detaje dhe pamje të tjera, përfshirë nga ajri – pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë

Imazhet të tjera, përfshirë ato nga ajri janë publikuar, duke treguar pamje nga vendi i ngjarjes së një aksidenti të madh hekurudhor pranë Urdës, në provincën e Toledos në Spanjë, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën të mërkurën në mëngjes.

Sponsor 3M Express

Pamjet e publikuara nga Garda Civile e Spanjës tregojnë trenat e dëmtuar dhe vagonët e dalë nga shinat, disa prej të cilëve u ndalën në një argjinaturë.

– YouTube www.youtube.com

Shërbimet e emergjencës, duke përfshirë zjarrfikësit, policinë, ekipet mjekësore dhe helikopterët, janë vendosur për të ndihmuar të prekurit.

Autoritetet kanë aktivizuar planin rajonal të emergjencës, ndërsa operacionet e shpëtimit dhe përpjekjet për të vlerësuar shkallën e plotë të aksidentit vazhdojnë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, mediat raportojnë se të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur dhe 80 të plagosur, por shifrat pritet të rriten.

Presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page ka konfirmuar shifrën më të fundit prej 30 të vdekurish – 24 në trenin AVE dhe gjashtë në trenin Iryo – por shton se autoritetet presin që ky numër të rritet më tej, pasi shërbimet e emergjencës ende nuk kanë arritur në pjesët më të goditura të rrënojave.

Ai bën të ditur gjithashtu se rreth 80 persona janë lënduar; 30 prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa 50 të tjerë kanë lëndime të shkallëve të ndryshme, nga mesatare deri te më të rënda.

Siç ishte raportuar më herët, një tren i kompanisë Renfe dhe një tjetër i kompanisë Iryo u përplasën pak pas orës 09:00.

Ndërkohë, është raportuar se rreth bëhet fjalë për dy trena të cilët së bashku kishin rreth 500.

Ky aksident edhe ka çuar në pezullimin e linjës që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë, njoftoi të mërkurën operatori hekurudhor Adif.

E kryeministri i Spanjës ka shprehur “afeksionin, solidaritetin dhe mbështetjen e tij për të gjitha viktimat” e aksidentit hekurudhor.

Në një postim në X, Pedro Sanchez u shpreh se është “i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Toledo”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Detaje dhe pamje të tjera, përfshirë nga ajri – pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë | Momenti