“Desha t’i hap dyert e karrierës”, Dion Mala rrëfen përvojën në BBVK5 (VIDEO)

“Desha t’i hap dyert e karrierës”, Dion Mala rrëfen përvojën në BBVK5 (VIDEO)

“Desha t’i hap dyert e karrierës”, Dion Mala rrëfen përvojën në BBVK5 (VIDEO)

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Dion Mala, ka rrëfyer në emisionin “Weekend” përvojën e tij brenda shtëpisë, vështirësitë me të cilat u përball dhe arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e këtij formati.

Sponsor 3M Express

Ai tha se në fillim e kishte pasur të vështirë të përshtatej me banorët e tjerë, por me kalimin e kohës kishte arritur të gjente veten në atë ambient.

“Unë natyrën e kam të qetë. Loja ime ka qenë të jem vetvetja. Në fillim e kam pasur të vështirë të përshtatem me banorët, por më vonë jam përshtatur me situatën”, u shpreh Dioni.

Gjatë intervistës, ai tregoi se para hyrjes në shtëpi nuk e kishte ndjekur shumë formatin dhe kishte pasur dilema nëse duhej të pranonte ftesën.

Megjithatë, një nga arsyet që e bindi të bëhej pjesë e BBVK-së ishte mundësia për të krijuar perspektiva të reja në karrierë, por edhe dëshira për ta përmirësuar gjuhën.

“Kam menduar se Big Brother mund të m’i hapë dyert dhe për këtë arsye jam futur. Gjithashtu, kam dashur ta përmirësoj gjuhën”, deklaroi ai.

Sa i përket sfidave brenda shtëpisë, Mala tha se më së vështiri e kishte pasur krijimin e komunikimit me banorët e tjerë, pasi disa prej tyre, sipas tij, kishin mbajtur distancë.

“Sfida më e madhe ka qenë të hyja në muhabet me të tjerët, por disa banorë nuk ma kanë dhënë as shansin. Më është dukur se kanë mbajtur distancë. Disa flisnin me mua, disa të tjerë jo”, rrëfeu ish-banori.

Ndërkaq, duke folur për raportet që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpi, ai veçoi Fatlumin, me të cilin tha se do të vazhdojë kontaktet edhe jashtë këtij formati, pasi kanë mentalitet të njëjtë.

Dioni u shpreh se natyra e tij e qetë kërkon kohë për t’u njohur plotësisht nga të tjerët, duke lënë të kuptohet se gjatë qëndrimit në shtëpi nuk arriti ta shfaqte të gjithë karakterin e tij.

Intervistën e plotë të tij në “Weekend” mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Lexo edhe

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, siguron dy fitore rresht dhe kërkon çerekfinalen

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, siguron dy fitore rresht dhe kërkon çerekfinalen

Peticioni për pajisjet e diabetit arrin mbi 2,300 nënshkrime, synohen 10 mijë

Peticioni për pajisjet e diabetit arrin mbi 2,300 nënshkrime, synohen 10 mijë

Driton Idrizi u bën thirrje shqiptarëve në Slloveni: Ruajeni identitetin tuaj dhe ecni përpara me krenari

Driton Idrizi u bën thirrje shqiptarëve në Slloveni: Ruajeni identitetin tuaj dhe ecni përpara me krenari