Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar përgjegjësi nga të gjitha hallkat institucionale të përfshira në trajtimin e rastit.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, gjatë diskutimeve nw seancwn e sotme plenare, u kërkua që institucionet të ndërmarrin masa konkrete, përfshirë shkarkime dhe ndjekje penale ndaj personave që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre.
Përgjegjësi u kërkua edhe nga zyrtarët e sistemit prokurorial dhe të Policisë, lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti.
Ndërkaq, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /Klankosova.tv




