Dënohet zyrtari policor në Angli, përdhunoi dhe mbajti nën kontroll një grua

Dënohet zyrtari policor në Angli, përdhunoi dhe mbajti nën kontroll një grua

Dënohet zyrtari policor në Angli, përdhunoi dhe mbajti nën kontroll një grua

Një zyrtar policor në detyrë, është dënuar me 10 vite dhe 4 muaj burg, pasi u akuzua për përdhunim të një gruaje dhe mbajtjen e saj nën kontroll.

Sponsor 3M Express

Stephen Phipps, 45-vjeçar, u shpall fajtor nga gjykata mbretërore në Exter, gjatë një gjykimi që zgjati 1 javë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

45-vjeçari, nga Bridgwater në Somerset, u arrestua dhe u suspendua menjëherë pasi viktima raportoi veprat penale në shkurt të vitit 2023. Policia gjithashtu e referoi rastin në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

Zëvendësshefi i Policisë, Jon Reilly, tha: “Stephen Phipps e keqpërdori dhe e kontrolloi viktimën për një periudhë të gjatë kohore, përpara se ta detyronte t’i nënshtrohej një akti të tmerrshëm seksual. Veprimet e tij ishin të papranueshme”.

Sipas Policisë, veprat penale kanë ndodhur nga mesi i viteve 2010 deri në fillim të viteve 2020, ndërsa përdhunimi ndodhi kur Phipps nuk ishte në detyrë.

Viktima kishte deklaruar se abuzimi që kishte përjetuar, kishte shkatërruar sensin e saj të sigurisë, vetëbesimit dhe besimit në njerëzit e tjerë.

Gjatë shpalljes së dënimit, viktima, sipas Policisë së Avon dhe Somerset, tha: “Ndikimi që abuzimi i Stephen Phippsit dhe sjellja e tij e mëvonshme kanë pasur tek unë nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ai ka prekur çdo aspekt të jetës sime. Personi që kam qenë dikur nuk ekziston më. Shpesh e përshkruaj veten si një hije të asaj që kam qenë”.

“Abuzimi seksual ka lënë pasoja shkatërruese dhe afatgjata tek unë. Nuk u besoj më lehtë njerëzve. Gjithçka e vë në pikëpyetje. Kërkoj falje edhe për gjëra për të cilat nuk kam faj dhe, në mënyrë instinktive, kërkoj motive të fshehta sa herë që dikush më thotë diçka të mirë”.

“Ajo që Phipps më mori nuk kufizohet vetëm te (me incidentin në fjalë). Ai më mori ndjenjën e sigurisë, vetëbesimin, shëndetin dhe qetësinë shpirtërore. Pasojat e veprimeve të tij vazhdojnë të ndikojnë tek unë çdo ditë”.

Përveç dënimit me burgim, gjykatësi i shqiptoi Phippsit edhe një urdhër ndalimi, me të cilin i ndalohet të kontaktojë viktimën në çfarëdo mënyre. Gjithashtu, ai do të përfshihet në Regjistrin e Personave të Dënuar për Vepra Seksuale. Të dyja masat janë të përjetshme. /Klankosova.tv

Lexo edhe

I dekoroni shtëpitë për festa që në nëntor? Ja si ndikon ky zakon në gjendjen emocionale

I dekoroni shtëpitë për festa që në nëntor? Ja si ndikon ky zakon në gjendjen emocionale

Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë

Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë

Faqja e ish-presidentit Thaçi në Facebook: “FSK, e gëzofsh ditën tënde”

Faqja e ish-presidentit Thaçi në Facebook: “FSK, e gëzofsh ditën tënde”