Deliu për Gërvallën e Sveçlën: Këta janë përgjegjës për dështimin e shtetit (VIDEO)

Deliu për Gërvallën e Sveçlën: Këta janë përgjegjës për dështimin e shtetit (VIDEO)

Deliu për Gërvallën e Sveçlën: Këta janë përgjegjës për dështimin e shtetit (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kritikuar Qeverinë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Ajo e ka akuzuar ekzekutivin për dështim në përmbushjen e përgjegjësive institucionale për mbrojtjen e qytetarëve.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Deliu ka përmendur rastet e vrasjeve të grave që kanë ndodhur gjatë këtij viti si dhe ato të dhunës në familje.

“Këta kanë qenë përgjegjës për dështimin e shtetit jo vetëm në rastin e Arlinda Zekajt, i kemi nëntë vrasje këtë vit dhe kemi stërkeqje. Shiheni raportet policore për çdo ditë, Pesë, gjashtë, shtatë raste të dhunës në familje”, ka deklaruar Deliu.

Ajo ka theksuar se nuk po pretendon që qeveritë e kaluara nuk janë përballur me sfida të ngjashme, por sipas saj, rasti i Arlindës ka nxjerrë në pah mungesën e përgjegjësisë institucionale.

Deliu ka kritikuar funksionimin e mekanizmave institucionalë, përfshirë Policinë, Prokurorinë, gjyqësorin dhe Qeverinë, duke thënë se ato kanë dështuar t’ia sigurojnë një gruaje të drejtën themelore për jetë dhe mbrojtje, njofton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Treshja e parë gati për sonte – po shkëlqejnë!

Treshja e parë gati për sonte – po shkëlqejnë!

‘Teta Gjyli’ në pritje të Big Brother VIP Kosova 5

‘Teta Gjyli’ në pritje të Big Brother VIP Kosova 5

Nis zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 5, spektakli vjen me surpriza (VIDEO)

Nis zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 5, spektakli vjen me surpriza (VIDEO)