De la Fuente plot vetëbesim: Franca do të përballet me kombëtaren më të mirë në botë

De la Fuente plot vetëbesim: Franca do të përballet me kombëtaren më të mirë në botë

De la Fuente plot vetëbesim: Franca do të përballet me kombëtaren më të mirë në botë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka lëshuar një deklaratë plot vetëbesim në prag të duelit të madh ndaj Francës në çerekfinale të Ligës së Kombeve, duke e bërë të qartë se “Furia e Kuqe” është aktualisht fuqia numër një e futbollit botëror, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Shorti i vuri sërish përballë dy gjigantët evropianë në një super-sfidë që do të zhvillohet më 25 dhe 28 mars, ndërsa trajneri spanjoll pranon forcën e francezëve, por nuk lëkundet aspak kur flet për nivelin e skuadrës së tij.

Në një intervistë për mediumin francez “Foot Mercato”, De la Fuente zbuloi se do të përdorë të njëjtën formulë motivuese që i solli suksesin e madh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Francën 2-0 përpara se të kurorëzohej kampione e botës ndaj Argjentinës (1-0).

“Mezi po e presim këtë ndeshje kundër Francës. Natyrisht, kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur dhe për ta studiuar me kujdes strategjinë e duhur, por gjëja më e rëndësishme është se që nga ndeshja në Kupën e Botës, në mendjet tona është ngulitur diçka”, deklaroi ai.

Trajneri spanjoll tregoi hapur mesazhin që do t’ua përsërisë yjeve të tij para grumbullimit të marsit:

“Ne u përgatitëm për atë ndeshje me një mesazh të cilin sigurisht që do ta përdorim përsëri. Do të përballemi me një skuadër shumë të fortë, pa dyshim njërën prej kombëtareve më të mira në botë, por ata do të përballen me kombëtaren më të mirë në botë”.

Edhe pse i bëri elozhe grupit të futbollistëve të Francës, duke e cilësuar si një përballje jashtëzakonisht të vështirë, De la Fuente insistoi se Spanja ka cilësinë dhe mentalitetin për të shkuar deri në fund.

“Ne tashmë po mendojmë edhe përtej kësaj ndeshjeje, por jemi plotësisht të vetëdijshëm se do të përballemi me një kombëtare të madhe dhe me futbollistë të mëdhenj. Ata do të përballen me kombëtaren më të mirë në botë, e cila gjithashtu ka futbollistë shumë të mëdhenj”, përfundoi De la Fuente.

Tashmë mbetet të shihet se si do t’i përgjigjen “Gjelat” kësaj deklarate të fortë të teknikut spanjoll në fushën e blertë, në dy aktet vendimtare të muajit mars.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tragjedi në Ferizaj, fëmija njëvjeçar vdes pasi iu përkeqësua gjendja gjatë marrjes së terapisë në Pediatri – nis hetimi

Tragjedi në Ferizaj, fëmija njëvjeçar vdes pasi iu përkeqësua gjendja gjatë marrjes së terapisë në Pediatri – nis hetimi

Moti në Shqipëri, diell dhe ftohtë

Moti në Shqipëri, diell dhe ftohtë

Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së

Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së