Marc Cucurella nuk ka dilema kur bëhet fjalë për skuadrën më të fortë në Evropë.

Futbollisti spanjoll ka vlerësuar se aktualisht Real Madridi është ekipi që po paraqitet më mirë në kontinent, madje edhe përpara Paris Saint-Germainit.
Në një intervistë për emisionin “El Partidazo” në radion Cadena COPE, Cucurella u pyet nëse Reali është më i mirë se PSG-ja.
“Për momentin, mendoj se skuadra më e mirë në Evropë jemi ne. Kemi kaluar një seri shumë të mirë, kemi zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe skuadra është shumë serioze”, deklaroi ai.
I pyetur për krahasimin me PSG-në, spanjolli shtoi se skuadra franceze ka lojtarë shumë të mirë dhe një projekt të ndërtuar ndër vite, por pranoi se nuk i ndjek shumë ndeshjet e saj.
“PSG-ja ka një ekip shumë të mirë, por aktualisht e shoh Real Madridin më të mirë”, theksoi Cucurella.
Ai veçoi edhe Arda Güler si futbollistin që e ka befasuar më së shumti te Reali, duke vlerësuar se me të në fushë skuadra luan më mirë dhe ka më shumë lidhje në lojën e pasimeve.




