Vendosja e pemës së Krishtlindjes është një nga traditat më të dashura të festave të fundvitit, por shumë familje pyesin se kur është momenti i duhur për ta dekoruar shtëpinë.

Tradicionalisht, pema vendoset më 1 dhjetor, duke shënuar nisjen e atmosferës festive. Megjithatë, shumë njerëz zgjedhin ta vendosin që në fund të nëntorit, ndërsa të tjerë presin fillimin e periudhës së Adventit, katër javë para Krishtlindjes, transmeton Klankosova.tv.
Në fakt, nuk ka një datë të detyrueshme. Koha ideale është ajo kur dëshironi të sillni më shumë ngrohtësi, dritë dhe atmosferë festive në shtëpinë tuaj.
Një gjë është e sigurt, sa më herët të vendoset pema, aq më gjatë mund të shijohet magjia e Krishtlindjes!/Klankosova.tv




