Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

Prishtina Mall po zgjeron ofertën e saj me një hapësirë të re pune, Coworking Space, të krijuar për freelancer-at, remote workers dhe të gjithë ata që kërkojnë një ambient alternativ për të punuar.

E vendosur në katin e dytë të Prishtina Mall, pranë Food Court, kjo hapësirë ofrohet plotësisht falas dhe synon të ofrojë një ambient të rehatshëm dhe fleksibil, ku puna mund të kombinohet me një ndryshim të këndshëm të rutinës së përditshme.

Sponsor 3M Express

Coworking Space është konceptuar jo vetëm për ata që punojnë në distancë, por edhe si një mundësi për kompanitë dhe ekipet që dëshirojnë të largohen herë pas here nga ambienti tradicional i zyrës dhe të përjetojnë një mënyrë tjetër të punës.

Me këtë iniciativë, Prishtina Mall synon të krijojë më shumë mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë një ambient të ri pune, duke e shndërruar qendrën edhe në një destinacion ku puna, takimet dhe përditshmëria ndërthuren natyrshëm.

Hapja zyrtare e Coworking Space do të mbahet më 13 nëntor 2026, në ora 12:00, me një drekë të përbashkët të ofruar nga Prishtina Mall.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur ta vizitojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë hapësirë pa pagesë, sa herë që kanë nevojë për një ambient të ri pune.

Coworking Space, Prishtina Mall – Zyra jote për sot.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, seanca e radhës caktohet për 24 nëntor

Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, seanca e radhës caktohet për 24 nëntor

Hapet ekspozita “Zgjatur” në Gjilan, Renea Begolli sjell reflektime mbi transformimin e qytetit

Hapet ekspozita “Zgjatur” në Gjilan, Renea Begolli sjell reflektime mbi transformimin e qytetit

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë