Zyrtare: Manchester United ndan rrugët me Michael Carrickun

Zyrtare: Manchester United ndan rrugët me Michael Carrickun

Zyrtare: Manchester United ndan rrugët me Michael Carrickun

Manchester United ka shkarkuar Michael Carrickun nga posti i trajnerit të ekipit të parë, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit 2026/27.

Sponsor 3M Express

Klubi nga “Old Trafford” e ka konfirmuar vendimin përmes një komunikate zyrtare, duke i dhënë fund periudhës së trajnerit anglez në krye të skuadrës.

Carrick ishte rikthyer te Manchester United në janar dhe arriti ta udhëhiqte skuadrën drejt pozitës së tretë në Ligën Premier në sezonin 2025/26. Nën drejtimin e tij, “Djajtë e Kuq” fituan 12 nga 17 ndeshjet e mbetura të kampionatit, duke grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, rezultatet e dobëta në edicionin e ri kanë bërë që drejtuesit e klubit të vendosin për ndryshimin e trajnerit, me synimin për të përmbushur objektivat e sezonit.

Në komunikatën e tyre, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë vlerësuar kontributin e Carrickut, të cilin e kanë cilësuar si një legjendë të klubit, duke veçuar profesionalizmin, përkushtimin dhe arritjet e tij gjatë periudhës së rikthimit në “Old Trafford”.

Klubi ka bërë të ditur se synon ta emërojë sa më shpejt trajnerin e ri të përhershëm, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, seanca e radhës caktohet për 24 nëntor

Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, seanca e radhës caktohet për 24 nëntor

Hapet ekspozita “Zgjatur” në Gjilan, Renea Begolli sjell reflektime mbi transformimin e qytetit

Hapet ekspozita “Zgjatur” në Gjilan, Renea Begolli sjell reflektime mbi transformimin e qytetit

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë