Thibaut Courtois ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Real Madridin, duke e zgjatur qëndrimin te gjiganti spanjoll deri në qershor të vitit 2028.

Portieri belg ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit madrilen, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet së shpejti.
Pas Arda Gülerit dhe Aurelien Tchouamenit, Courtois bëhet futbollisti i radhës që siguron vazhdimësinë e kontratës me “Los Blancos”.
Me këtë marrëveshje, Real Madridi vazhdon strategjinë për të ruajtur futbollistët kryesorë dhe për të garantuar stabilitetin e skuadrës edhe në sezonet e ardhshme.
Gardiani belg mbetet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të madrilenëve, falë paraqitjeve të tij në portë që prej transferimit në “Santiago Bernabeu”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





