Çka thotë raporti që parasheh rritjen e Islamit në krahasim me krishterimin – arsye kryesore lindshmëria

Çka thotë raporti që parasheh rritjen e Islamit në krahasim me krishterimin – arsye kryesore lindshmëria

Çka thotë raporti që parasheh rritjen e Islamit në krahasim me krishterimin – arsye kryesore lindshmëria

Krishterimi është grupi fetar më i përhapur në botë, ndërsa Islami renditet i dyti. Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë deri në vitin 2035, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

Sponsor 3M Express

Sipas llogaritjeve dhe statistikave të publikuara nga Pew, numri i myslimanëve pritet të rritet për 80 për qind, ndërsa ai i të krishterëve për 30 për qind. Në përgjithësi, popullsia globale parashikohet të rritet për 29 për qind.

Arsyeja kryesore e rritjes së numrit të myslimanëve në nivel global është lindshmëria. Myslimanët kanë më shumë fëmijë në krahasim me grupet e tjera fetare. Megjithatë, edhe të krishterët pritet të kontribuojnë në rritjen e përgjithshme të popullsisë botërore.

Sipas të dhënave të Pew, norma e lindshmërisë për periudhën 2020–2025 ishte 3.1 fëmijë për një grua myslimane, ndërsa për një grua të krishtere ishte 2.5. Për të gjitha gratë në nivel global, mesatarja ishte 1.6 fëmijë për grua.

Të dy grupet fetare, myslimanët dhe të krishterët, pritet të përfitojnë më shumë ndjekës nga lindjet dhe të kenë më pak humbje si pasojë e vdekjeve.

Parashikimet e qendrës kërkimore tregojnë se numri i myslimanëve gjatë periudhës 2020–2070 do të rritet për 1.6 miliard, ndërsa ai i të krishterëve për 729 milionë.

Ndërrimi i fesë gjithashtu do të jetë një faktor që do të ndikojë në ndryshimin e numrit të besimtarëve të këtyre dy feve, por me efekt më të vogël sesa ndryshimi natyror i popullsisë botërore.

Bazuar në trendet e mëparshme, myslimanët pritet të kenë më pak humbje të besimtarëve sesa të krishterët. Gjatë periudhës së parashikimit të përmendur nga Pew, diferenca mes personave që do t’i bashkohen besimit islam dhe atyre që do ta braktisin atë pritet të rezultojë në humbjen e 8 milionë besimtarëve. Për krishterimin, parashikohet një humbje neto prej 105 milionë besimtarësh.

Shumica e njerëzve që pritet ta braktisin krishterimin parashikohet të mos i përkasin më asnjë feje, duke u identifikuar si ateistë ose agnostikë.

Sa i përket ndërrimit të fesë mes Islamit dhe Krishterimit, myslimanët që pritet të konvertohen në të krishterë do të jenë më shumë në numër (9.2 milionë), krahasuar me të krishterët që do të konvertohen në myslimanë (9 milionë). Me fjalë të tjera, rritja e parashikuar e Islamit nuk vjen si rrjedhojë e konvertimeve, por kryesisht e shtimit natyror të popullsisë.

Vendet që pritet të përjetojnë rritje të numrit të myslimanëve gjatë kësaj periudhe janë kryesisht ato ku Islami tashmë është feja dominuese, gjithsej 52 shtete. I njëjti trend pritet të vërehet edhe në botën e krishterë, ku bëjnë pjesë 102 shtete. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Zyrtare: Courtois rinovon me Real Madridin

Zyrtare: Courtois rinovon me Real Madridin

Hulumtimet zbulojnë ndryshime interesante në trurin e foshnjave që dëgjojnë muzikë

Hulumtimet zbulojnë ndryshime interesante në trurin e foshnjave që dëgjojnë muzikë

A kushtoi GTA 6 më shumë se ndërtimi i Burj Khalifas?

A kushtoi GTA 6 më shumë se ndërtimi i Burj Khalifas?