Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore

Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore

Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, njoftoi sot se, në takimin me kryeministrin Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është arritur pajtimi që javën e ardhshme të vazhdojë puna për nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Paralelisht, grupi punues shtetëror do të vazhdojë hartimin e strategjisë së mbrojtjes në apel.

Sponsor 3M Express

Në konferencën për media pas takimit, Çitaku theksoi se pajtimi për rrugën parlamentare mundëson që puna të ecë përpara me propozime konkrete të PDK-së dhe të ekspertëve. Projektligji i ri do të ketë për bazë tekstin që Kuvendi miratoi në dy lexime në tetor.

“Mbi atë tekst do të bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore”, tha Çitaku.

Ajo vlerësoi se pajtimi mes partive politike shqiptare krijon mundësinë që Kuvendi të veprojë me përgjegjësi të përbashkët për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

“Uniteti i partive politike shqiptare rreth kësaj çështjeje ka peshë historike. Tani duhet ta dëshmojmë me punë të përbashkët në Kuvend dhe me mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë në Hagë”, theksoi Çitaku.

Duke iu drejtuar qytetarëve që e kanë ndjekur me shqetësim ecurinë e nismës, Çitaku pranoi kritikat dhe kërkoi ndjesë për vonesat e paqartësitë.

“Në emër të bashkëpartiakëve të mi, u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që, për shkak të vonesave dhe paqartësive, u shqetësuan sinqerisht se kjo nismë mund të mbetej përgjysmë”, tha ajo.

Çitaku u zotua se procesi do të çohet deri në fund dhe se Kuvendit do t’i paraqitet për votim një projektligj më i plotë, më i qëndrueshëm juridikisht dhe më i zbatueshëm në praktikë.

“Projektligjin do ta hartojmë dhe do ta sjellim në Kuvend për votim”, deklaroi Çitaku.

Lexo edhe

Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer

Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer

Abdixhiku kritikon politikat ekonomike të Qeverisë: Me këtë trend, na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e BE-së

Abdixhiku kritikon politikat ekonomike të Qeverisë: Me këtë trend, na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e BE-së

Tre shqiptarë arrestohen në Torino, në banesën e tyre gjenden rreth tre kilogramë kokainë dhe një armë

Tre shqiptarë arrestohen në Torino, në banesën e tyre gjenden rreth tre kilogramë kokainë dhe një armë