Çitaku shpërthen pas dënimit të Thaçit në Hagë: E turpshme dhe e papranueshme

Çitaku shpërthen pas dënimit të Thaçit në Hagë: E turpshme dhe e papranueshme

Çitaku shpërthen pas dënimit të Thaçit në Hagë: E turpshme dhe e papranueshme

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e Hashim Thaçit me 17 muaj burgim, në procesin për pengim të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, Çitaku e ka cilësuar vendimin si të turpshëm dhe të papranueshëm, duke thënë se drejtësia nuk mund të ketë dy standarde.

Ajo ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e saj për vendimin, ndërsa ka kritikuar edhe kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare.

Reagimi i plotë:

“E turpshme! E papranueshme!

Nuk ka asgjë më shqetësuese për drejtësinë sesa kur vendimet e saj pushojnë së befasuari, sepse besimi në paanshmërinë e saj është cenuar thellë.

Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë.

Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate.

Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde: një për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

Padrejtësisë do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton: me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar. Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund!

Lufta jonë për liri ishte e drejtë. UÇK ishte ushtria jonë çlirimtare. Sakrifica e një populli për çlirim është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë dhe nuk mund të njolloset – asnjëherë.

Me çlirimtarët, deri në liri!”

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, Thaçi reagon pas dënimit të dytë nga Haga

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, Thaçi reagon pas dënimit të dytë nga Haga

“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë

“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë

Modeli zviceran i kujdesit në shtëpi shtrihet në 150 qendra shëndetësore  në Shqipëri

Modeli zviceran i kujdesit në shtëpi shtrihet në 150 qendra shëndetësore  në Shqipëri