Ushtruesja e kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se së bashku me Bedri Hamzën ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Çitaku në një deklaratë për media theksoi se me kryetarin e LVV-sç nuk kanë dallim në përmbajtje për Ligjin për Specialen, por vetëm në procedura.
“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedura. Diskutimet vazhdojnë…”, tha ajo.
E pyetur se a pritet që Ligji për Specialen të del sot në votim, ajo tha “po besoj që po”. /Telegrafi/





