Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet dhe vendosmëri për mbrojtjen e UÇK-së

Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet dhe vendosmëri për mbrojtjen e UÇK-së

Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet dhe vendosmëri për mbrojtjen e UÇK-së

Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Çitaku, e cila është edhe anëtare e këtij grupi, ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dëshmon një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, në frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, në mbledhje janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

“Qëllimi ynë është që çlirimtarët tanë ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se, krahas hartimit të strategjisë, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.

Duke theksuar se “UÇK-ja na bashkon”, Çitaku ka vlerësuar se mbrojtja e së vërtetës së luftës çlirimtare, e vlerave dhe e trashëgimisë së UÇK-së është përgjegjësi që tejkalon dallimet partiake.

Ajo ka theksuar nevojën për angazhim të përbashkët për ta kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, të cilin e ka cilësuar të padrejtë, dhe për t’u siguruar çlirimtarëve të gjitha mjetet dhe garancitë juridike në procesin e apelit.

“Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!”, ka përfunduar Çitaku.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kongresistët republikanë i kërkojnë Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për korrupsionin, shqetësime për demokracinë në Shqipëri

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë

Kritikët për dokumentarin e Netflix dedikuar për Matthew Perry: I ndershëm dhe prekës, por shumë i gjatë