Qentë e vegjël në përgjithësi jetojnë më gjatë se ata të mëdhenj sepse plaken më ngadalë, dhe shumica e racave të vogla jetojnë deri në vite dyshifrore.

Megjithatë, sa gjatë do të jetojë një qen varet jo vetëm nga raca, por edhe nga shëndeti, dieta, stili i jetës dhe kujdesi i pronarit.
Sipas të dhënave nga The Spruce Pets, Chihuahua jetojnë mesatarisht më gjatë, rreth 15 vjet. Cairn Terrier, Jack Russell Terrier, Lhasa Apso, Miniature Dachshunds dhe Miniature Poodles jetojnë të gjithë 14 vjet.
Në anën tjetër të listës është buldogu francez me një jetëgjatësi mesatare prej nëntë vjetësh, i ndjekur nga pomeranian me dhjetë vjet, dhe terieri i Bostonit, spanieli Cavalier King Charles dhe pugu me nga 11 vjet secili. Bichon Frise, Maltese, Miniature Schnauzer, Pekingese dhe Pembroke Welsh Corgi jetojnë të gjithë mesatarisht 12 vjet.
Qentë e mëdhenj plaken më shpejt dhe me plakjen vijnë edhe sëmundjet. Racat e vogla janë më të prirura ndaj disa problemeve specifike: zhvendosja e patellës, sëmundja e diskut ndërvertebror, sëmundja e valvulës mitrale, kolapsi trakeal dhe pankreatiti. Qentë Dachshund shpesh vdesin nga sëmundja e diskut, ndërsa qentë Maltese dhe Chihuahua vdesin nga sëmundjet e zemrës.
Sëmundjet kongjenitale, ushqyerja dhe mbrojtja nga sëmundjet infektive dhe parazitët e transmetuar nga mushkonjat, pleshtat dhe rriqrat ndikojnë gjithashtu në jetëgjatësinë. Qentë që jetojnë në shtëpi dhe janë të sterilizuar ose të kastruar kanë më pak gjasa të vriten nga rrotat e një makine.
Një dietë e ekuilibruar, vaksinimet e rekomanduara nga një veteriner, kontrollet e rregullta dhe mbrojtja nga parazitët mund t’ia zgjasin jetën një qeni. /Telegrafi/





