Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni i fuqishëm Arnab ka goditur bregdetin lindor të Indisë, duke sjellë erëra të forta, reshje të dendura dhe dëme materiale, ndërsa autoritetet kanë evakuuar më shumë se 180 mijë njerëz nga zonat e rrezikuara.

Sponsor 3M Express

Sipas Reuters, cikloni preku tokën në shtetin Andhra Pradesh të mërkurën në mëngjes, përpara se të lëvizte më tej drejt brendësisë së vendit.

Stuhia u shoqërua me erëra me shpejtësi prej 125 deri në 135 kilometra në orë, ndërsa në disa momente ato arritën deri në 150 kilometra në orë.

Deri në raportimet e fundit të autoriteteve, nuk ishin raportuar viktima në shtetet Andhra Pradesh dhe Odisha.

Megjithatë, erërat kanë rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike, kanë dëmtuar shtëpi dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike, disa shkolla janë mbyllur, ndërsa janë anuluar edhe shërbime të trenave dhe fluturime.

Autoritetet kanë hapur më shumë se 2 mijë strehimore për banorët dhe kanë angazhuar ekipe mjekësore për të ofruar ndihmë në zonat e prekura. Mbi 30 mijë mjete lundruese të peshkimit janë siguruar përgjatë bregdetit.

Lexo edhe

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje

Real Madridi i dëshmoi se problemi është te aspekti defansiv, Barcelona gjen zgjidhjen te ylli i PSG-së

Real Madridi i dëshmoi se problemi është te aspekti defansiv, Barcelona gjen zgjidhjen te ylli i PSG-së