Christa Pike flet për herë të parë pasi i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse

Christa Pike flet për herë të parë pasi i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse

Christa Pike flet për herë të parë pasi i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse

Christa Pike, e cila i mbijetoi një tentative të dështuar për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës në shtetin amerikan të Tennessee, ka folur për herë të parë publikisht për përjetimet e saj, duke thënë se që nga ajo natë po përjeton dhimbje të vazhdueshme fizike dhe emocionale.

Sponsor 3M Express

Pike, 50 vjeçe, tha se kishte hyrë në dhomën e ekzekutimit më 30 shtator, duke qenë e përgatitur për të vdekur dhe pasi ishte përshëndetur me njerëzit e afërt.

Megjithatë, disa ditë më vonë, ajo u zgjua e vetme dhe e hutuar në një dhomë spitali.

“Nuk ka pasur asnjë moment që nga ajo natë kur të mos kem ndier dhimbje. Më dhemb trupi, krahët, duart dhe fyti. Ende e kam të vështirë të flas. Dhe dhimbja nuk është vetëm fizike. Ka dhimbje edhe në mendjen dhe shpirtin tim”, deklaroi ajo në një mesazh të përgatitur përmes avokatëve të saj.

Deklarata u publikua pikërisht një muaj pas tentativës së dështuar për ekzekutimin e saj.

Pike mori dy doza të pentobarbitalit, ilaç që përdoret në ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës, por mbijetoi. Pas incidentit, ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi në gjendje të rëndë, pa vetëdije dhe me ndihmën e aparatit për frymëmarrje.

Avokatët e saj kanë bërë të ditur se gjatë procedurës ajo pësoi lëndime të konsiderueshme në të dy krahët. Ekspertët dyshojnë se ilaçi mund të ketë depërtuar në indet përreth, në vend që të hynte në qarkullimin e gjakut, për shkak të problemeve me vendosjen e linjës intravenoze.

“Jam thellësisht e lënduar nga paaftësia që i ka vendosur kaq shumë njerëz në këtë situatë të tmerrshme. Vazhdoj të mendoj për familjen e viktimës sime dhe dhimbjen e madhe që ka përjetuar”, tha Pike.

Ajo falënderoi mjekët, infermierët dhe personelin që u kujdesën për të, si dhe njerëzit që i kanë ofruar mbështetje gjatë kësaj periudhe.

“Nuk e di pse mbijetova atë natë. Nuk e di se çfarë më pret më pas. Disa ditë është më e vështirë se të tjerat të gjesh shpresë. Për momentin, po përpiqem të shërohem, një ditë pas tjetrës”, u shpreh ajo.

U dënua me vdekje për vrasjen e një 19-vjeçareje

Christa Pike u dënua me vdekje në vitin 1995 për torturimin dhe vrasjen e bashkëmoshatares së saj, Colleen Slemmer, 19-vjeçare.

Në kohën e kryerjes së krimit, Pike ishte 18 vjeçe. Sipas dosjes gjyqësore, ajo dhe i dashuri i saj e torturuan dhe e vranë Slemmerin në një zonë të pyllëzuar të kampusit të Universitetit të Tennessee.

Pike konsiderohet personi i parë në Shtetet e Bashkuara që ka mbijetuar pas administrimit të ilaçit vdekjeprurës gjatë një procedure ekzekutimi.

Pas dështimit të ekzekutimit, guvernatori i Tennessee, Bill Lee, urdhëroi hetim për rastin dhe pezulloi ekzekutimin tjetër të planifikuar në këtë shtet gjatë vitit 2026.

Avokatët e Pike kanë kërkuar që dënimi i saj me vdekje të shndërrohet në burgim të përjetshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

SHSKUK reagon lidhur me ndalimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

SHSKUK reagon lidhur me ndalimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Christa Pike flet për herë të parë pasi i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse | Momenti