AC Milan rrezikon të humbasë një nga talentet më premtuese të skuadrës. Alphadjo Cisse, 20-vjeçar, ka tërhequr vëmendjen e Chelsea dhe Brighton pas paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon.

Sulmuesi ka realizuar 10 gola në 15 ndeshje, duke fituar edhe ftesën për të debutuar me Kombëtaren A të Italisë.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, dy klubet angleze po e monitorojnë nga afër lojtarin, i cili mund të luajë në të gjitha pozitat e repartit ofensiv.
Megjithatë, Milan nuk dëshiron ta shesë dhe tashmë ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së tij, e cila aktualisht skadon në qershor të vitit 2030./Klankosova.tv.





