Çfarë po transportonin autobusët që ranë në radarët e Doganës?

Çfarë po transportonin autobusët që ranë në radarët e Doganës?

Çfarë po transportonin autobusët që ranë në radarët e Doganës?

Autoritetet doganore në pikën kufitare të Kapshticës kanë zbuluar dhe bllokuar dy tentativa për kontrabandë mallrash brenda pak orësh, gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, kontrollet janë përqendruar te mjetet e transportit të udhëtarëve, ku janë konstatuar mallra të fshehura dhe të padeklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të imtësishëm të një autobusi, shërbimet doganore dhe ato kufitare zbuluan steka cigaresh, duhan të grirë, çanta dore dhe mallra të tjera me natyrë tregtare, të cilat nuk ishin deklaruar sipas procedurave ligjore, shkruan A2.

Ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrolleve në vijën e dytë, u ndalua një tjetër autobus, ku u konstatua dhe sekuestrua një sasi e konsiderueshme stekash cigaresh kontrabandë, të pajisura me pulla fiskale të huaja dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore.

Lexo edhe

“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”

“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”

Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës

Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës

Gjatë udhëtimit në Peru, Papa Leo XIV futet në kabinën e pilotëve

Gjatë udhëtimit në Peru, Papa Leo XIV futet në kabinën e pilotëve