Çfarë ndodhi pak minuta para rastit të Arlinda Zekajt? Prokuroria zbardh kronologjinë e rastit

Çfarë ndodhi pak minuta para rastit të Arlinda Zekajt? Prokuroria zbardh kronologjinë e rastit

Çfarë ndodhi pak minuta para rastit të Arlinda Zekajt? Prokuroria zbardh kronologjinë e rastit

Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka sqaruar veprimet e ndërmarra institucionale lidhur me rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u godit për vdekje me një mjet të fortë brenda shtëpisë nga kunati i saj, A.S.

Sponsor 3M Express

Sipas prokurorisë, viktima më 22 tetor 2026 i ishte drejtuar Kryeprokurores së Pejës me një kërkesë ku pretendonte lëshime në trajtimin e rasteve të mëparshme dhe kërkonte zbatimin e një urdhri gjyqësor.

Pas pranimit të saj, rasti u adresua me urgjencë te Policia, Gjykata, Qendra për Punë Sociale dhe Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, ndërsa u iniciua hetim për të verifikuar nëse zyrtarët kanë kryer keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, më 16 tetor 2026, Gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për gjashtë muaj dhe kishte urdhëruar që ish-bashkëshorti ta lejonte viktimën të kthehej në shtëpi, zbatim ky që i takonte Policisë së Kosovës.

Megjithatë, për shkak të vlerësimit të rrezikut, prokurori fillimisht kishte udhëzuar që ajo të qëndronte te vëllezërit e saj, marrëveshje e arritur në stacion policor, me kushtin që kthimi i saj të bëhej nën përcjellje policore.

Po ashtu, më 23 tetor, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj, J.S., për veprën penale të kanosjes.

 

Si ndodhi ngjarja tragjike më 25 tetor?

Sipas Prokurorisë, më 25 tetor rreth orës 19:48, policia njoftoi prokurorin kujdestar për dhunë në familje në shtëpinë e viktimës. Ish-bashkëshorti, J.S., u shoqërua në polici dhe u ndalua për 48 orë për mospërfillje të gjykatës.

Viktimës iu ofrua dërgimi në strehimore, mirëpo ajo refuzoi duke kërkuar të shkonte në shtëpi te djali dhe pasuria e saj.

Rreth orës 21:00, ajo u shoqërua nga një patrullë policore për në shtëpi, por vetëm pak minuta më vonë, prokurori u njoftua se ajo ishte sulmuar për vdekje me mjet të fortë nga kunati i saj, A.S.

Prokuroria Themelore në Pejë shprehu ngushëllime për familjen dhe theksoi përkushtimin për zbardhjen e plotë të rrethanave, teksa njoftoi se i dyshuari A.S. ende ndodhet në arrati dhe Policia e Kosovës po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Lexo edhe

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

Çfarë ndodhi pak minuta para rastit të Arlinda Zekajt? Prokuroria zbardh kronologjinë e rastit | Momenti