Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti ku humbën jetë gjashtë persona

Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti ku humbën jetë gjashtë persona

Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti ku humbën jetë gjashtë persona

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur, i dyshuar për lidhje me të djathtën ekstreme, hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni.

Sponsor 3M Express

Ja gjithçka që dihet deri më tani.

Si ndodhi sulmi?

Sulmi filloi pak para orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov, pikën qendrore dhe shumë të frekuentuar të qytetit.

Policia njoftoi se një burrë hyri me makinë në shesh dhe filloi të qëllonte “njerëz të rastësishëm nga automjeti i tij”.

Oficerë të armatosur mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me sulmuesin. Ky i fundit u qëllua brenda tre minutash nga fillimi i sulmit, gjë që parandaloi një masakër më të gjerë, thanë zyrtarët, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Personi i armatosur u qëllua, por është gjallë dhe është arrestuar.

Zyrtarët e qytetit u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve që të qëndrojnë larg zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Policia bën të ditur se makina e të dyshuarit, e gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Dietla” dhe “Stradomska”, po kontrollohet për praninë e mundshme të mjeteve shpërthyese. Banorët e ndërtesave përreth po evakuohen ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër.

Sa persona kanë humbur jetën dhe sa janë plagosur?

Është konfirmuar vdekja e gjashtë personave – katër gra dhe dy burra – mes të cilëve edhe një shtetas i huaj. Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë pesë të huaj dhe vetë sulmuesin, janë dërguar në spital. Mes atyre që po marrin trajtim mjekësor janë dy oficerë policie, të cilët u qëlluan ndërsa po përpiqeshin të ndalonin sulmuesin.

Një ministër i qeverisë polake deklaroi se njëri prej oficerëve të policisë ndodhet në “gjendje shumë kritike”, pasi u qëllua tri herë gjatë arrestimit të sulmuesit. Ai shtoi se oficeri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Autoritetet polake nuk i kanë konfirmuar emrat dhe moshat e viktimave të tjera.

Çfarë dimë për të dyshuarin dhe motivin?

Policia e ka identifikuar sulmuesin si një shtetas polak 25-vjeçar, por nuk e ka bërë të ditur emrin e tij.

Sipas një zëdhënësi të policisë, i dyshuari ishte veshur me “veshje të stilit ushtarak” dhe posedonte një armë të kategorisë ushtarake. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se sulmuesi nuk ishte ushtar.

“Në automjetin e tij u gjetën pjesë të ndryshme armësh dhe municione”, shtoi zëdhënësi.

Mediat polake raportojnë se i dyshuari kishte leje për armë zjarri dhe se armët mund t’i ketë marrë nga shtëpia e familjes së tij.

Një ministër u shpreh se hetimet paraprake tregojnë se ai është frymëzuar nga “ideologji të së djathtës ekstreme”. Ministri e përshkroi atë gjithashtu si një “ultranacionalist”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shtëpia e tij po kontrollohet me mbështetjen e njësisë policore kundër terrorizmit.

Si e përshkruan dëshmitarët sulmin?

Të shtënat ndodhën në një nga sheshet më të mëdha mesjetare në Evropë, një vend mjaft i frekuentuar, i cili është gjithashtu një destinacion popullor për turistët.

Jonathan Balshaw, nga Ipswich-i, ndodhej aty së bashku me të dashurën e tij polake, Dominika-n. Çifti ndodhej jashtë Bazilikës së Shën Marisë, në njërin nga cepat e sheshit, kur filluan të shtënat. Jonathan tha: “Ne vrapuam përgjatë anës së kishës, hymë nga dera anësore dhe u fshehëm së bashku me disa njerëz të tjerë derisa të shtënat pushuan.

“U dëgjuan shumë të shtëna, më shumë se 20, dhe dukej sikur përdoreshin lloje të ndryshme armësh zjarri – dëgjoheshin dy lloje tingujsh krejtësisht të ndryshëm.”

Caitlin Shasby nga Newcastle mbërriti dje në Krakov me mikun e saj, Jon, për një fundjavë të gjatë.

Ajo tregoi se dëgjuan të shtëna nga dhoma e tyre e hotelit, por nuk e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte, derisa stafi i hotelit i telefonoi dhe u kërkoi të “qëndronin në dhomat e tyre deri në një njoftim të dytë”.

Cili ka qenë reagimi në Poloni dhe në arenën ndërkombëtare?

Kryeministri polak, Donald Tusk, është rrugës për në Krakov dhe pritet të mbajë një fjalim më vonë gjatë ditës së shtunë.

Më herët, ai deklaroi se po mbahet i informuar nga ministri i Brendshëm dhe se policia po heton “sfondin dhe të gjitha rrethanat” e ngjarjes.

Kryetari i Bashkisë së Krakovit, Łukasz Gibała, ka nënshkruar një urdhër për shpalljen e një periudhe zie në qytet, e cila do të zgjasë deri të mërkurën, më 11 nëntor.

Presidenti Karol Nawrocki u shpreh se është “thellësisht i shqetësuar” dhe pret “një shpjegim të plotë të rrethanave që lidhen me këto ngjarje tragjike”.

Ambasadori i SHBA-së në Poloni, Tom Rose, e përshkroi atë si një “sulm barbar dhe vrasës”.

Diplomatja kryesore e BE-së, Kaja Kallas, tha se të shtënat ishin “një tragjedi që do të ndihet shumë përtej Polonisë”.

Lexo edhe

Xhinset me këtë detaj duken shumë më elegante dhe i zgjasin vizualisht këmbët

Xhinset me këtë detaj duken shumë më elegante dhe i zgjasin vizualisht këmbët

Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti ku humbën jetë gjashtë persona | Momenti