Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Floridës, duke vështirësuar qasjen e punonjësve te shimpanzetë në strehimoren “Save the Chimps”, në Fort Pierce.

Sponsor 3M Express

Për shkak se automjetet nuk mund të kalonin nëpër zonat e përmbytura, stafi ka gjetur një mënyrë alternative për t’u siguruar ushqim dhe gjëra të nevojshme kafshëve: përdorimin e dronëve.

Punonjësit kanë dërguar fruta dhe batanije nga ajri, ndërsa një video që është bërë virale tregon shimpanzenë Kaleb duke ngrënë një banane të transportuar me dron.

Strehimorja ka njoftuar se të gjitha shimpanzetë janë të sigurta, megjithëse përmbytjet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, përfshirë rrugët, kulmet, automjetet dhe pajisjet e ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Roma shënon fitore të thellë ndaj Sassuolos

Roma shënon fitore të thellë ndaj Sassuolos

Gjenden të vdekur tre persona në shtëpinë e autorit të masakrës në Krakov

Gjenden të vdekur tre persona në shtëpinë e autorit të masakrës në Krakov

Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit, presidenti i beson rivalit të Netanyahut formimin e qeverisë së re

Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit, presidenti i beson rivalit të Netanyahut formimin e qeverisë së re

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida | Momenti