Çfarë i duhet Kosovës në përballje me Irlandën për ta ruajtur pozitën e dytë?

Çfarë i duhet Kosovës në përballje me Irlandën për ta ruajtur pozitën e dytë?

Çfarë i duhet Kosovës në përballje me Irlandën për ta ruajtur pozitën e dytë?

Kosova është shumë pranë sigurimit të pozitës së dytë në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Pas ndeshjeve të fundit, “Dardanët” kanë gjashtë pikë dhe renditen në vendin e dytë, një pikë më shumë se Republika e Irlandës, që ndodhet në pozitën e tretë. Izraeli është i fundit me tri pikë.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, Austria e ka siguruar vendin e parë në grup dhe promovimin direkt në Ligën A për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Tashmë vëmendja e Kosovës është përqendruar te përballja e fundit me Irlandën, që zhvillohet të martën nga ora 20:45 në Dublin. Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej dy ekipet do ta mbyllë garën në pozitën e dytë.

Pamje nga ndeshja Kosovë – Izrael Foto: Ridvan Slivova

Për Kosovën, llogaritë janë të qarta: një barazim do të mjaftonte për ta ruajtur vendin e dytë, pasi do të shkonte në 7 pikë, ndërsa Irlanda do të mbetej me 6 pikë.

Në këtë mënyrë, “Dardanët” do ta siguronin pjesëmarrjen në ndeshjet e “play-offit” për promovim në Ligën A, pasi me barazimin ndaj Izraelit, qëndrimi në Ligën B është siguruar.

Pozita e dytë nuk sjell promovim të drejtpërdrejtë, por i jep Kosovës mundësinë të luftojë për ngjitje në elitën e futbollit evropian përmes “play-offit”, ku do të përballej me një përfaqësuese të Ligës A, që përfundojnë në vendet e treta.

Përveç rëndësisë në Ligën e Kombeve, përfundimi në vendin e dytë do të ishte gjithashtu i rëndësishëm për Kosovën në funksion të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2028, pasi renditja përfundimtare e Ligës së Kombeve ndikon në përcaktimin e vazove për shortin kualifikues.

Pamje nga ndeshja Kosovë – Izrael Foto: Ridvan Slivova

Synimi mbetet një vend në vazon e dytë, që të kemi short më të mirë, drejt eventit të rëndësishëm.

Kështu, sfida në Dublin ka peshë të madhe për Kosovën. Një rezultat pozitiv do t’i siguronte vendin e dytë dhe mundësinë për të luftuar për promovim në Ligën A, në një edicion ku Austria tashmë e ka siguruar ngjitjen direkte. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës