Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor?

Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor?

Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor?

Halloween është një festë që shënohet çdo vit më 31 tetor dhe njihet për kostumet e frikshme, maskat, kungujt e gdhendur dhe dekorimet me simbole të ndryshme të frikës.

Sponsor 3M Express

Origjina e kësaj feste lidhet me festivalin e lashtë keltik të quajtur “Samhain”, i cili shënonte fundin e sezonit të korrjeve dhe fillimin e dimrit. Sipas besimeve të asaj kohe, gjatë kësaj nate kufiri mes botës së të gjallëve dhe asaj të të vdekurve bëhej më i hollë.

Me kalimin e kohës, tradita u ndërthur me festimet e krishtera dhe u zhvillua në Halloween-in që njohim sot, transmeton Klankosova.tv.

Kjo festë është veçanërisht e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, por vitet e fundit është përhapur edhe në shumë vende të tjera.

Një nga traditat më të njohura është “Trick or Treat”, ku fëmijët vishen me kostume të ndryshme dhe shkojnë derë më derë duke kërkuar ëmbëlsira. Ndërsa kungulli i gdhendur, i njohur si “Jack-o’-lantern”, është një nga simbolet më karakteristike të kësaj feste.

Lexo edhe

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë

Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë