CEO i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve: Bëra gabime të tmerrshme, lëndova familjen dhe kolegët

CEO i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve: Bëra gabime të tmerrshme, lëndova familjen dhe kolegët

CEO i Nvidia-s kërkon falje para punonjësve: Bëra gabime të tmerrshme, lëndova familjen dhe kolegët

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e etikës dhe se veprimet e tij kanë lënduar familjen dhe kolegët.

Sponsor 3M Express

Gjatë një takimi njëorësh me stafin, të mbajtur më 24 nëntor, Huang ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij, ndërsa ka zbuluar se po ndjek edhe psikoterapi.

“Bëra disa gabime të tmerrshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar: “Isha i pabesë ndaj Lorit, lëndova fëmijët e mi dhe, sigurisht, ju lëndova të gjithëve”.

Sipas raportimit të “The New York Times”, Huang ka theksuar se shkelja ishte veçanërisht e rëndë për faktin se ishte vetë ai që kishte hartuar një pjesë të kodit të etikës së kompanisë.

Gjatë takimit, ai ka folur edhe për rrethanat që e çuan bordin drejtues të shqyrtonte të ardhmen e tij në krye të Nvidia-s. Sipas tij, ky proces kishte përfunduar me dorëheqjen e tij më 11 nëntor, para se të rikthehej në detyrë.

Huang ka mohuar pretendimet se rikthimi i tij ishte rezultat i ndërhyrjeve politike apo i presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj bordit të kompanisë.

“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, ka deklaruar ai.

Sipas Huang, bordi kishte marrë vendimin pas një shqyrtimi të plotë të situatës dhe mbledhjes së fakteve. Ai ka shtuar se drejtuesit kishin marrë gjithashtu garanci nga administrata Trump se ai nuk përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se meritonte një mundësi të dytë.

Huang kundërshton kritikat për stilin e drejtimit

Gjatë takimit me punonjësit, kreu i Nvidia-s u është përgjigjur edhe kritikave për mënyrën se si e drejton kompaninë, duke kundërshtuar raportimet se është një shef autoritar dhe abuziv.

Ai ka mbrojtur edhe strukturën organizative të kompanisë, ku ka rreth 60 vartës të drejtpërdrejtë, duke hedhur poshtë kritikat ndaj këtij modeli drejtimi.

Huang është shprehur gjithashtu kundër planifikimit të trashëgimisë në udhëheqjen e kompanisë, pasi, sipas tij, një praktikë e tillë do të krijonte dallime mes drejtuesve, duke i bërë disa prej tyre të dukeshin më të rëndësishëm se të tjerët.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për drejtuesin e Nvidia-s, i cili, përveç kërkimfaljes për veprimet e tij, u përpoq të sqaronte edhe rrethanat e largimit dhe rikthimit të tij në krye të kompanisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Alarm te Barcelona para duelit me Sabahun, një nga yjet e skuadrës rrezikon të mungojë

Alarm te Barcelona para duelit me Sabahun, një nga yjet e skuadrës rrezikon të mungojë

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

45% e punëtorëve në Evropë përballen me rreziqe për shëndetin mendor në vendin e punës

45% e punëtorëve në Evropë përballen me rreziqe për shëndetin mendor në vendin e punës