Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është i shqetësuar për sigurinë e vendit të tij të punës, sipas një studimi të ri të publikuar në vend.

Sponsor 3M Express

Të dhënat tregojnë se 54 për qind e të punësuarve kanë frikë për të ardhmen e tyre në tregun e punës, ndërsa një vit më parë kjo përqindje ishte 48.8, shkruan medium zviceran, SRF.

Studimi, i realizuar nga organizata Travail.Suisse në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bernës, përfshiu 1 mijë e 419 persona, transmeton Telegrafi.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 42 për qind e të anketuarve ndihen shpesh ose shumë shpesh të stresuar në vendin e punës, ndërsa 41.5 për qind deklarojnë se ndihen emocionalisht të rraskapitur pas përfundimit të orarit të punës.

Rritja e pasigurisë në mesin e punonjësve vjen në një kohë kur tregu zviceran i punës po përballet me ndryshime dhe sfida të reja, përfshirë transformimin digjital dhe përdorimin në rritje të inteligjencës artificiale./Telegrafi/

Lexo edhe

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje