Call of Duty humbi 42 për qind të lojtarëve pas publikimit të GTA 6

Call of Duty humbi 42 për qind të lojtarëve pas publikimit të GTA 6

Call of Duty humbi 42 për qind të lojtarëve pas publikimit të GTA 6

Numri i lojtarëve të përditshëm të lojës Call of Duty ka rënë nga mesatarisht 7.5 milionë në 4.4 milionë pas publikimit të GTA 6, më 19 nëntor, sipas vlerësimeve të kompanisë analitike Alinea Analytics.

Sponsor 3M Express

Sipas të njëjtave vlerësime, lojtarët po kthehen ngadalë në Call of Duty, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar në platformën PlayStation.

Të dhënat përfshijnë aplikacionin Call of Duty HQ, ku bëjnë pjesë lojërat Modern Warfare 4, Black Ops 7 dhe Warzone, në platformat PlayStation, Xbox dhe Steam.

Rënia më e madhe, prej 44 për qind, është regjistruar në PlayStation, platformën kryesore të kësaj serie lojërash.

Analisti i Alinea Analytics, Rhys Elliott, shkroi në buletinin e kompanisë se edhe katër ditë pas publikimit të GTA 6, numri i lojtarëve të Call of Duty ishte 41 për qind nën mesataren e zakonshme dhe se loja mezi kishte shënuar rikuperim.

Ndikimi i publikimit të GTA 6 është ndier edhe te lojërat e tjera të mëdha online.

Sipas vlerësimeve, Fortnite pësoi rënie prej 28 për qind, nga 17.8 milionë në 12.8 milionë lojtarë në ditë. Pas përfundimit të fundjavës, numri i lojtarëve ishte ende 19 për qind nën mesataren.

Ndërkohë, EA Sports FC 27 shënoi rënie prej rreth 27 për qind, nga 5.9 milionë në 4.3 milionë lojtarë. Katër ditë pas publikimit të lojës së Rockstar Games, numri i lojtarëve të saj ishte më pak se 20 për qind nën mesataren.

Alinea Analytics vlerëson gjithashtu se GTA 6 ishte shitur në 44.9 milionë kopje deri në fund të fundjavës së parë, duke gjeneruar më shumë se katër miliardë dollarë të ardhura brenda katër ditëve.

Vetëm të dielën, më 22 nëntor, lojën e kishin luajtur rreth 40.8 milionë persona, prej të cilëve afërsisht tri të katërtat përmes platformës PlayStation 5.

Megjithatë, kompania thekson se të gjitha këto shifra janë vlerësime të saj dhe jo të dhëna zyrtare nga Activision, Epic Games, EA apo Rockstar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

Call of Duty humbi 42 për qind të lojtarëve pas publikimit të GTA 6 | Momenti