Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e Presidentes

Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e Presidentes

Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e Presidentes

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me mundësinë e kontestimit të vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes, pasi avokati Arianit Koci ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e shefes së shtetit.

Sponsor 3M Express

Cakolli ka thënë se e vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit është një grup prej së paku dhjetë deputetësh, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, kërkesa duhet të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit, ndërsa pas kalimit të këtij afati kjo mundësi kontestimi mbyllet.

“E vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes mbrëmë, janë së paku dhjetë deputetë, të cilët duhet ta parashtrojnë kërkesën brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka sqaruar gjithashtu se dërgimi i një njoftimi në Gjykatën Kushtetuese nuk prodhon, në vetvete, efekt pezullues ndaj zgjedhjes së Presidentes.

Sipas Cakollit, edhe në rast se pretendohet se Kuvendi ka shkelur një aktgjykim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vlerësohet nëse janë përmbushur kushtet që mund të çojnë në shpërndarjen e Kuvendit.

“Gjykata mund ta mbikëqyrë zbatimin e aktgjykimit të vet. Por kjo kompetencë opsionale nuk përbën, vetvetiu, rrethanë të sigurt që Gjykata merr autorizim për ta anuluar një vendim të ri të Kuvendit duke anashkaluar kushtet e nenit 113.5”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e Presidentes | Momenti