Bytyqi: Rruga tranzit në Pejë në gjendje të rëndë, institucionet vazhdojnë të bartin përgjegjësinë

Bytyqi: Rruga tranzit në Pejë në gjendje të rëndë, institucionet vazhdojnë të bartin përgjegjësinë

Bytyqi: Rruga tranzit në Pejë në gjendje të rëndë, institucionet vazhdojnë të bartin përgjegjësinë

Asambleisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvendin Komunal të Pejës, Naim Bytyqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rëndë të rrugës tranzit në Pejë, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.

Sponsor 3M Express

“Rruga tranzit në Pejë është në gjendje të tmerrshme”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka theksuar se prej vitesh ekziston një paqartësi lidhur me përgjegjësinë për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Sipas tij, Komuna e Pejës deklaron se rruga është në kompetencë të Ministrisë, ndërsa kjo e fundit, sipas qëndrimit të saj në vitin 2025, ka mohuar përgjegjësinë, me arsyetimin se ky segment nuk përfshihet në listën e rrjeteve rrugore nën administrimin e saj.

“Fatkeqësisht, prej vitesh kemi kërkuar dhe po e ripërsërisim kërkesën tonë që ky problem të gjejë zgjidhje”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka publikuar edhe një video të realizuar më 16 nëntor 2026, ku shihet gjendja aktuale e rrugës tranzit në Pejë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për ndërhyrje institucionale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka Pula takohet me ambasadoren Ziv, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Shiroka Pula takohet me ambasadoren Ziv, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

A mund të bëhet konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës? Gjykata Administrative me vendim

A mund të bëhet konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës? Gjykata Administrative me vendim