“Buxhet 358 milionë €, pacientët blejnë vetë barnat”, Zemaj godet pushtetin nga Kuvendi

“Buxhet 358 milionë €, pacientët blejnë vetë barnat”, Zemaj godet pushtetin nga Kuvendi

“Buxhet 358 milionë €, pacientët blejnë vetë barnat”, Zemaj godet pushtetin nga Kuvendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Qeverisë lidhur me keqmenaxhimin e sistemit shëndetësor në vend, duke u bazuar në gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.

Sponsor 3M Express

Nga foltorja e Kuvendit, Zemaj deklaroi se përkundër se buxheti për shëndetësi në vitin 2025 arriti shifrën e 358 milionë eurove, një pjesë e mirë e këtyre mjeteve ka mbetur pa u shpenzuar, ndërkohë që spitalet publike përballen me mungesë dramatike të barnave esenciale dhe shërbimeve bazë.

Sipas tij, Raporti i Progresit nuk ka paraqitur thjesht vërejtje teknike, por ka shpërfaqur problemet e thella në planifikim, menaxhim dhe funksionim të sektorit të shëndetësisë.

“Ky raport e rrëzon propagandën qeveritare për suksesin në shëndetësi dhe vendos përballë realitetit të spitaleve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë. Kemi buxhet më të madh, por barna esenciale që vazhdojnë të mungojnë. Kemi premtime për digjitalizim, por sistem informativ shëndetësor të fragmentuar dhe jo funksional”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i opozitës ngriti pikëpyetje të mëdha se ku po mbesin mjetet e ndara, duke hedhur dyshime të forta për paaftësi dhe afera me tenderë njëburimorë.

“Si është e mundur që kemi miliona në dispozicion, ndërsa pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe terapitë? A është pyetje paaftësia, keqmenaxhimi apo tenderët njëburimorë? Unë besoj se është kjo e fundit”, përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit