Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka marrë vendim për ndarjen e 80 bursave për nxënësit për vitin shkollor 2026/2027.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të ministrisë, 70 bursa do t’u ndahen nxënësve që vijojnë mësimet në profilet deficitare, ndërsa 10 të tjera janë të dedikuara për vajzat që ndjekin drejtimet teknike në arsimin dhe aftësimin profesional.

Përfituesit do të marrin nga 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për tërë vitin shkollor.

“Përfituesit do të mbështeten me 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor. Kjo mbështetje synon të nxisë shkollimin në profilet deficitare dhe pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike të arsimit dhe aftësimit profesional”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

Ndërkohë, kandidatët që nuk janë të kënaqur me rezultatet e publikuara kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda shtatë ditësh nga shpallja e tyre.

Ankesat duhet të dorëzohen fizikisht në Komisionin e Ankesave pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Jo vetëm me kinezen e dyshuar për spiunazh, Jensen Huang dyshohet për lidhje edhe me një punonjëse tjetër të Nvidia-s

Jo vetëm me kinezen e dyshuar për spiunazh, Jensen Huang dyshohet për lidhje edhe me një punonjëse tjetër të Nvidia-s

Nga paraburgimi i Fierit në urgjencë, Arben Voja shtrohet në spitalin që drejtonte

Nga paraburgimi i Fierit në urgjencë, Arben Voja shtrohet në spitalin që drejtonte

Më shumë se dy orë të ngujuar, banorët e Arbanës së Prizrenit denoncojnë në Sinjal: Askush nga institucionet nuk po na përgjigjet

Më shumë se dy orë të ngujuar, banorët e Arbanës së Prizrenit denoncojnë në Sinjal: Askush nga institucionet nuk po na përgjigjet